Një shqiptar i cili ishte emigrant në Itali, u nda nga jeta në një aksident rrugor pasditen e së dielës, kur po kremtoheshin Krishtlindjet.
Bujar Caushi 52 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, humbi jetën në një aksident rrugor në Bovolone.
Ai ishte duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur nga një makinë. 52-vjeçari u përplas në një rrugicë të ngushtë dhe pa ndriçim, dhe sipas mediave italiane, ka bërë që makina të mos e shohë rrugën.
Megjithatë për aksidentin në fjalë kanë nisur hetimet për të zbuluar edhe shkaqet e tij.



