21 janari/ Mahmutaj: Basha si bashkëpunëtor pasiv, pas kësaj tragjedie u shpërblye

21 janari/ Mahmutaj: Basha si bashkëpunëtor pasiv, pas kësaj tragjedie u shpërblye

Në fokus të emisionit të sotëm “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano, në MCN TV, përmes skype, gazetari Fatos Mahmutaj, i plagosur në detyrë në protestën e 21 janarit, tha nga Brukseli, se tashmë, rishfaqja e kësaj çështje dhe akuzat e Lulzim Bashës, se fajtori është Sali Berisha, janë të vonuara.

Sipas Mahmutaj, me këtë Basha po tregon se megjithë se është e vërtetë, e thotë pas 11 vitesh vonesë.

“Kjo është e vërtetë, fatkeqësia e tij se e thotë 11 vjet me vonesë. Kur ne një ditë para protestës, e pyetem si gazetarë Bashës, që ishte ministër, ai tha se nëse eskalon protesta e nesërme do ti përgjigjemi me të njëjtën monedhë.

Pastaj Basha u tërhoq, me jep përshtypjen e një viktime të vonuar.

Basha mbushi thesin me para, u shpërblye pas kësaj, Tani janë bërë si nusja me vjehrrën, si mediokër,

Lidhur më faktin se nëse kjo çështje do të kthehej për rishqyrtim nga drejtësia shqiptare, gazetari Mahmutaj, u shpreh pesimist.

“Jo, aspak nuk besoj, nuk kam besim në strukturat e reja të drejtësisë, janë të njejtët njerëz si më parë që kanë qenë”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy