Përfundon pas 6 orësh seanca e dytë e Thaçit në Hagë, nesër sërish para prokurorëve

Përfundon pas 6 orësh seanca e dytë e Thaçit në Hagë, nesër sërish para prokurorëve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ashtu si dje edhe sot, për të dytën ditë radhazi, është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë lidhur me aktakuzat e ngritura për krimë lufte. Seanca nisi në orën 13:00 ndërsa zgjati për 6 orë, duke përfunduar rreth orës 19:00.

Ndryshe nga dita e hënë, teksa doli nga gjykata, Thaçi sot nuk pranoi të fliste për gazetarët, duke lënë enigmë atë që mund të jetë ballafaquar. Ndërkohë është mësuar se edhe nësër presidenti i Kosovës do të merret në pyetje, po në të njëjtën orë, 13:00.

Teksa dilte të hënën nga gjykata Thaçi u shpreh se u diskutua për “çështje sqaruese, teknike” dhe për “ato fillestaret lidhur me interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy