Tubimi i Presidentit/ Sfidon Rama: Iliri nuk mund të shpërndajë Kuvendin

Tubimi i Presidentit/ Sfidon Rama: Iliri nuk mund të shpërndajë Kuvendin

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta se do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

Rama ka komentuar tubimin e organizuar nga presidenti Ilir Meta, sipas tij për të mbrojtur Kushtetutën e vendit. Pasi ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, Rama u shpreh se paralajmërimi i kreu të shtetit se do të shpërndante Parlamentin nuk ishte diçka e re, por që nuk do të ndodhte.

Kreu i qeverisë u shpreh që Meta “shpërtheu” pikërisht në momentin kur Shqipëria mori një raport pozitiv nga ana e Brukselit, duke mos i kursyer thumbat as për figurat e PD-së që morën pjesë në tubim, të cilët i cilësoi si figurantë. 

“Ka edhe një koincidencë që ju e keni vënë re. Shkojmë në Bruksel dhe marrim mbështetje duke siguruar financimet për rindërtimit dhe duke krijuar një bazë për një hov ekonimik. Po atë ditë presidenti del dhe shpërthen para jush si një minë e programuar pikërisht për të bërë atë gjë dhe atë ditë. Sot në Bruksel del një raport që duhet ta gëzonte, por që ta hidhëronte në pikën që të rishpërthejë para të gjithëve është për të qarë pavarësisht që unë qesh. Shpërndarja e Parlamentit? S’ka asgjë të re. Është e pritur për mua dhe jo befasuese. Presidenti nuk mund ta shpërndajë Parlamentin. Iliri që s’ka asgjë për presidentin mund të firmosë edhe një dekret për t’i shpallur luftë Amerikës. Lajmi i mirë sot është që Shqipëria reale ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme në Kuvend. Lajmi i keq është që PD u kthye në servis figurantësh për presidentin,” tha Rama para gazetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy