I dashuri më bëri të besoja se ishte 10 vite më i vogël gjatë një viti lidhjeje!

I dashuri më bëri të besoja se ishte 10 vite më i vogël gjatë një viti lidhjeje!

Ishte patenta që zbuloi gënjeshtrën e Robertit, pas 1 viti lidhjeje. Ai më tha të zgjidhja një film në iPad, ndërsa tha nga dhoma tjetër se fjalëkalimi ishte ditëlindja e tij. E dija muajin e lindjes, por kisha dilema për datën e saktë, prandaj u futa në portofolin e tij.

Dhe pastaj atje mbeta me gojë hapur. Hyra në aplikacionin llogaritës në celular për të kontrolluar vitin e lindjes, për t’i mbushur mendjen vetes se po bëja një gabim. Por jo: Ai ishte 45 vjeç, dhe jo 35 vjeç siç kishte thënë

Kur të dy shkëmbyem shikimet për herë të parë në një lokal, e kuptova që Roberti ishte më i madh në moshë (ata në të 20-tat përgjithësisht nuk mbajnë orë që kushtojnë më shumë se qiraja ime), por nuk vërejta ndonjë rrudhë të thellë që dukej si im ati. Dhe hej, në moshën 23-vjeçare, mezi prisja që të njihja dhe të lidhesha me dikë. Kështu që pranova ftesën e tij për një darkë.

Roberti më bëri përshtypje me njohuritë e tij për verërat dhe kinemanë klasike, dhe pranova një puthje në fund të natës, edhe pasi ai tregoi se ishte 12 vite më i madh se unë. Sa me fat mendova se isha që gjeta këtë producent nga Los Angeles, i cili dukej gjenial.

Nga ajo ditë nisën takimet. Ai u takua me familjen time, dhe unë u takova me miqtë e tij. Ishin mjaft të këndshëm kur u takuam për darka në grupe të mëdha, por kurrë nuk u afruan për të më njohur - gjë që tani ka kuptim.

"Çfarë është kjo?" Pyeta pasi mësova të vërtetën, duke i tundur patentën në fytyrë. Ai këmbënguli që kishin bërë një gabim ata të patentës. Pastaj më akuzoi se kisha futur duart ku nuk duhej.

Këtu është pjesa që më lëndon më shumë: Nuk u ndava me të menjëherë. Si çdo 23-vjeçare, jo e qëndrueshme, bëra një listë pro-kundër. Pro: Ai do të merrte një ulje që përfitojnë të moshuarit në biletat e filmave në kinema. Kundër: Për çfarë tjetër po gënjente?

Nëse nuk do të kishte thënë moshën e tij të vërtetë, mund të mos e kisha lejuar të bëhej kaq serioze, edhe pse më pëlqente për më shumë sesa vitin e lindjes. Por gënjeshtra, komploti? E vështirë t’i hidhja pas krahëve.

E hodha pas krahëve që prej asaj kohe, por ka mbetur ende në mendjen time si gjëja e parë që duhet të bëj është që të pyes: Mund të ma tregosh pak kartën ID?

*Historia e një vajze anonime e publikuar në Cosmopolitian. Ndalohet ribotimi pa burimin MCN.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy