
Banorët e lagjes numër 9 në qytetin e Korçës kërkojnë nga institucionet vendore vendosjen e sinjalistikës rrugore në këtë zonë, pasi ndihen të rrezikuar.
Ata i kanë drejtuar bashkisë një peticion me argumentin se shumë aksidente kanë ndodhur pikërisht për shkak të këtyre mungesave.



