Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka shprehur zhgënjimin e tij për progresin e pamjaftueshëm sa i përket zbatimit të marrëveshjes së firmosur nga Serbia dhe Kosova 1 vit më parë dhe ka paralajmëruar palët për pasoja në rrugën drejt anëtarësimit në union.
Një vit më vonë, BE-ja shpreh keqardhje për progresin e kufizuar të deritanishëm në zbatimin e marrëveshjes, e cila mund t’i atribuohet plotësisht dy palëve. Pa progres në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera të dialogut, palët nuk do të jenë në gjendje t’i përmbushin rrugët e tyre evropiane.



