
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, për 22-vjeçaren Silvana Muho, e cila u aksidentua pak ditë më parë bashkë me shoqen e saj në autostradën Levan-Vlorë. Në këtë aksident humbi jetën 23-vjeçarja Anxhela Çapo.
Seanca Gjyqësore ka nisur rreth orës 11:30, ndërsa u zhvillua në spitalin e Vlorës, ku prokurore ishte Eranda Laze. Seanca Gjyqësore është zhvilluar në spital, pasi e reja është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit.
Muho është lënë në “arrest shtëpie” deri në përfundimet e plota të hetimit, pasi Gjykata e Vlorës ka prova, të cilat vërtetojnë që nuk ka qenë ajo drejtuesja e mjetit.
Deri në atë moment kur provat të vërtetohen tërësisht, 22-vjeçarja do të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Dy të rejat lëviznin me një mjet tip “Hyndai”, me një shpejtësi tepër të madhe, duke i kaluar 160 km në orë, kur ka ndodhur aksidenti fatal.



