
Sociologu Ergys Mërtiri në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me reality show në televizione ku u ndal tek ai më i fundit Big Brother. Mërtiri e konsideroi atë një emision të keq që nuk i bën mirë shoqërisë.
Gjëja e parë ka emisione të llojit të mirë të bërë keq dhe e kundërta, BB investohet, ka para është gjithçka e menduar por në fakt është një emision i keq, por kur ai bëhet mirë është e keqe për shoqërinë. i adresohet instinktit dhe ai të mbërthen. Kur shikon gjak, seks, mbërthehesh pas saj dhe mbetesh aty, mund ta urresh por s’ke fuqi të largohesh nga ekrani.
Gjëja e parë këto emisioni kanë perversionin të shohësh nga vrima e çelësit se çfarë bëjnë njerëzit dhe njerëzit e kanë këtë prirje për të pasur kuriozitet për gjërat intime të tjetrit. Por kjo është e keqe sepse ti nuk respekton privatësinë e tjetrit dhe kjo prodhon një shoqi perverse. Unë dua ti them njerëzve që kur është gabim nuk duhet bërë sepse je duke u viktimizuar. Publiku helmohet se do helmin. Ti zgjedh të bësh biznes por me çfarë?



