Guterres: Koreja e Veriut po minon sigurinë rajonale

Guterres: Koreja e Veriut po minon sigurinë rajonale

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kritikoi fuqishëm Korenë e Veriut për lëshimin e një rakete mbi Japoni.

"Ky veprim minon sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale, si dhe përpjekjet për krijimin e hapësirës për dialog", tha një zëdhënëse e Guterres.

Koreja e Veriut ka lëshuar mëngjesin e së martës një raketë mbi Japoninë veriore, e cila ka fluturuar mbi ishullin Hokaido përpara se të binte në det.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka thënë se ky është kërcënim "i paparë" për vendin e tij.

“Japonia dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar për të rritur tutje presionin mbi Korenë e Veriut”, ka thënë Abe.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se “të gjitha opsionet janë në tryezë”.

Ambasadori i Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara, Han Tae-Song, e ka mbrojtur veprimin e vendit të tij dhe ka thënë se ai është përgjigje ndaj stërvitjeve ushtarake që po bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në rajon.

Koreja e Veriut ka kryer disa prova raketore kohëve të fundit, por kjo është hera e parë që ajo ka lëshuar mbi Japoni atë që mendohet të jetë një armë balistike. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy