
Rikthehet në fokus pas një marrëveshje politike reforma territoriale.
Lidhur me këtë, PD ka kërkuar më shumë bashki me pretendimin e mungesës së shërbimit te zonat e thella ruralë nëpër bashki të ndryshme.
Porse, a duhet Lezha të pësojë ndryshime në hartë duke analizuar edhe problematikat apo vështirësitë në administrim?
Kryetari i kësaj bashkie, tha për edicionin e “MCN live”, se ndarja nuk duhet të behet me thikë por duhet parë me qetësi dhe vlerësim të situatës reale në terren.
Duhet shikuar në disa aspekte, reforma territoriale ka pasur probleme, duhet të rishikohet me qetësi dhe vlerësim real të situatës. e cila duhet të marrë edhe feedbacket nga administrimet e mëhershme të bashkisë, sepse kush më mirë se pushteti lokal i di të dhënat. Duhet një konsultim më i gjerë i situatës, jemi në konsultim, dje kamë bërë komunikim ne grup dhe mendoj se ajo që i mungon pushtetit lokal është decentralizimi ose mos marrja e kompetencave nga institucionet kryesore, duhet të bëjmë një reformë territoriale, jo një çorientim territorial.
Sipas Ndreut, ndarja nuk duhet bërë për qejfin e një partie. Sipas tij, Shëngjini p.sh. është një histori suksesi e Lezhës, dhe si e tillë, bashkia Lezhë, nuk ma nevojë për ndarje territoriale.
Konstatim politik! Zonat rurale kanë njësi administrative, kanë zyra për çdo shërbim, ka anëtar këshilli që përfaqësojnë.
Nuk ka nevojë Lezha për ndarje. Ka nevojë për shtim të përgjegjshmërisë dhe menaxhim. Shëngjini ka qenë suksesi i bashkisë së Lezhës. Nëse ka faktorë që tregojnë se është bërë regres, ok, por nëse s’ka faktor që tregojnë që nuk është bërë regres në këtë fushë, pse duhet hequr për ti bërë qejfin dikujt partie. Nëse bëhet për ndarje, për konjuktura politike, për ti bërë qejfin dikujt, them se do të shkatërrojë sistemin administrativ të një zone. Nuk mund të shkatërrojmë sistemin administrativ lokal, për qejf të një partie, kjo nuk është arsyeja që duhet ti shikojë rishikimi i reformës territoriale.
Pushtetit lokal i mungon decentralizimi, ky është një problem. Disa bashki të vogla duhet të bashkohen.



