
Ish-ministrja e Bujqësisë gjatë regjimit komunist Themie Thomai ka ndërruar jetë sonte në moshën 75-vjeçare për shkak të koronavirusit.
Thomai ka qenë Ministrja e Bujqësisë më jetëgjatë e cila qëndroi në këtë post për 13 vite, nga viti 1975 deri në vitin 1989.
Ajo gjithashtu ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së.



