Skandali i pastrimit të parave, Danske Bank përgatitet për gjobën 2 miliardë dollarë

Skandali i pastrimit të parave, Danske Bank përgatitet për gjobën 2 miliardë dollarë

Banka daneze, Danske Bank, njoftoi sot se do të rezervojë një provizion prej 1.9 miliardë dollarësh në tremujorin e tretë. Shuma në fjalë është parashikuar për të përballuar gjobën e vënë për përfshirjen e bankës në një skandal të madh të pastrimit të parave në Estoni.

"Diskutimet me autoritetet amerikane dhe daneze në lidhje me çështjen e Estonisë janë tani në një fazë ku Danske Bank mund të vlerësojë me besueshmëri ndikimin total financiar të një zgjidhjeje të mundshme të koordinuar", tha CEO Carsten Egeriis në raportin e të ardhurave të bankës.

Danske Bank, banka më e madhe e Danimarkës, pranoi në vitin 2018 se rreth 200 miliardë dollarë me origjinë të dyshimtë kishin kaluar përmes llogarive në degën e saj në Estoni nga viti 2007 deri në 2015, pas raportimeve të transfertave, përfshirë ato të pjesëtarëve të familjes së presidentit rus, Vladimir Putin.

Egeriis tha se Danske Bank tani ka rezervuar provizione me vlerë gjithsej 2.1 miliardë dollarë për të shlyer gjobat nga autoritetet në lidhje me çështjen e Estonisë, duke përfshirë një provizion prej 1.5 miliardë korona në 2018.

Rasti, i cili çoi në një hetime të përmasave të mëdha në Danimarkë, Estoni dhe Shtetet e Bashkuara midis vendeve të tjera, është përshkruar si skandali më i madh i pastrimit të parave ndonjëherë në Evropë.

Skandali çoi në një tronditje të konsiderueshme në bankën daneze, duke përfshirë dorëheqjen e CEO-s së Danske Bank. Autoritetet në Estoni, që sipas hetimeve rezultoi vend tranzit që mundësoi pastrimin e parave nga klientët jorezidentë përmes rregulloreve të dobëta financiare, urdhëruan Danske të mbyllte degën e saj në Estoni në 2019.

Danske Bank tha të enjten se diskutimet për zgjidhjen e çështjes së Estonisë janë duke vazhduar me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA-së dhe njësinë speciale daneze të krimit, por ka "ende pasiguri se do të arrihet një zgjidhje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy