Prostitucion online te “Don Bosko”, pranga tutores 24-vjeçare

Prostitucion online te “Don Bosko”, pranga tutores 24-vjeçare

Një bazë e prostitucionit online u zbulua nga policia e Tiranës në zonën e “Don Boskos”, në Tiranë. Në kuadër të operacionit “Chat Line 4”, uniformat blu kanë vënë në pranga 24-vjeçaren Anushe Ll., e cila administronte studion ku 7 vajza të moshës 22-31 vjeç ushtronin aktivitetin e paligjshëm.

Në pranga është vënë edhe një 25-vjeçar nga Tirana, Met Tali, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Po ashtu, në kërkim janë shpallur edhe S.B, 33 vjeç, dhe D.G, 29 vjeç, pasi akuzohen për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Ndërkohë, ka nisur procedimi për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” ndaj vajzave që kryenin këtë aktivitet: A. H., 25 vjeçe; A. L., 31 vjeçe; A. Xh., 22 vjeçe; S. M., 30 vjeçe; A. Sh., 21 vjeçe; A. T., 23 vjeçe; E. R., 23 vjeçe.

Sipas hetimeve të policisë, Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Work”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko”.

Në këtë aktivitet shtetasja Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet shtetases D.G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me shtetasen S.B.

Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marë me qera nga shtetasi Met Tali, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 7 kompiutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy