Arkitekti Rama merr sot detyrën e kryetarit të Prishtinës

Arkitekti Rama merr sot detyrën e kryetarit të Prishtinës

Arkitekti me famë ndërkombëtare Përparim Rama sot do ta marrë detyrën e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

 Mbledhja inauguruese ku pritet të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit Rama do të bëhet në ora 10:00.

E pas përfundimit të kësaj mbledhje inauguruese do të mbahet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të Prishtinës, nga Shpend Ahmeti tek Përparim Rama.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar.

Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29,17përqind. ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42,54 përqind të votave.

Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys. Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49,02 përqind.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy