“Pak gjasa për takim Putin-Zelensky”, Pumo: Nëse lufta vazhdon rusët shkojnë deri në Odesa (VIDEO)

“Pak gjasa për takim Putin-Zelensky”, Pumo: Nëse lufta vazhdon rusët shkojnë deri në Odesa (VIDEO)

Gazetari Misha Pumo tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se takimi Putin-Zelensky ka pak gjasa të bëhet i mundshëm. Sipas tij, Rusia e beson që Trump dëshiron vërtet paqen dhe është okazion për Moskën që Presidenti amerikan është më pro-Rusi që mund të gjejë. Pumo mendon se nëse lufta do të vazhdojë Rusia mund të marrë edhe Odesën, dhe ekzistenca e Ukrainës të vihet në pikëpyetje. 

Në mediat ruse takimi u përshkrua në mënyrë deri diku entuziaste. Pati një entuziazëm të moderuar, që pak nga pak ka filluar të avullojë. Dardha e ka bishtin mbrapa dhe djalli fshihet në detaje. Ky takim Putin-Zelensky ka pak të ngjarë të bëhet i mundshëm. Zelensky me qasjen e tij komplet vasale ndaj Trump-it, mori një taktikë i këshilluar nga Europa për të arritur qëllimin, që sipas palës ruse është që ta nxjerrë Putinin si njeri që s’deshiron paqe, por gjen vetëm pretekste për të vazhduar luftën. Në këtë moment s’ka në rend të ditës një takim. Edhe nga ana teknike Ukriana kërkon shkëmbim proporcional territoresh. Rusia lëshoi pe në bisedimet e Alaskës. Kërkon territorin e Donbasit. Ka një divergjencë të madhe dhe mospërputhje. Rusia s’koncentrohet vetëm në territore, por edhe kërkesa të tjera, statusi i gjuhës ruse, respektimi i popullatës ruse në Ukrainë, statusi i kishës ruse, etj. Takimi në Alaska përbën një hov të ri një erë të re. Ka shtrenjtim çmimesh, ka vështirësi në karta që s’punojnë, në pagesa të ndryshme, por jeta e zakonshme në Rusi vijon mëse e qetë, mëse e denjë. Rusia e beson që Trump e dëshiron vërtet paqen. Ky është okazion për Rusinë, sepse më pro rus se Trump-i s’mund të gjejnë. Shpresohet që akulli do thyhet dhe do shkohet drejt normalitetit. Nëse lufta do të vazhdojë rusët të paktën do të shkojë deri në Odesa. Me marrjen e Odesës, Ukraina mund të shndërrohej në një Moldavi të dytë, pa dalje në det. Me këto zhvillime ekzistenca e Ukrainës mund të jetë në pikëpyetje. Mos harrojmë ambicien e Polonisë për Ukrainën Perëndimore. Ukraina është në rrezikun e ekzistencës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy