Rritja e numrit të turistëve, thirren protesta në Spanjë, Portugali dhe Itali

Rritja e numrit të turistëve, thirren protesta në Spanjë, Portugali dhe Itali

Aktivistët kundër mbiturizmit po planifikojnë protesta në të gjithë Spanjën, Portugalinë dhe Italinë më 15 qershor. Në Barcelonë, një grup madje po u bën thirrje pjesëmarrësve të sjellin pistoleta uji në këtë aktivitet. Sipas protestuesve këto nivele turizmi i detyrojnë banorët të largohen nga banesat e përballueshme, rrisin koston e jetesës dhe mbingarkojnë qendrat e qyteteve.

Shpenzimet për udhëtime ndërkombëtare pritet të rriten me 11% në vitin 2025, me Spanjën dhe Francën midis vendeve që pritet të presin numër rekord turistësh. 

Demonstrata janë planifikuar në Barcelonë dhe shtatë qytete të tjera spanjolle, duke përfshirë Granadën, Palma de Mallorcën dhe Ibizën. Lisbona kryeqyteti i Portugalisë, dhe qytetet italiane të Venedikut,  Xhenovës, Palermos, Milanos dhe Napolit do të organizojnë gjithashtu tubime.

Disa organizatorë e hedhin poshtë argumentin se turizmi sjell vende pune dhe prosperitet. Ata kanë thënë se duan të përsërisin veprimet e kryera në vitin 2024 në të gjithë Spanjën. 

"Ata po bashkojnë forcat me grupe nga Portugalia dhe Italia nën ombrellën e aleancës Evropa Jugore Kundër Turizmit të Tepërt", tha Daniel Pardo Rivacoba, zëdhënës i Asamblesë së Lagjes së Barcelonës për Zhdukjen e Turizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy