
Emisioni “Xhadat” ka shkuar në Krutje të Lushnjës, ku takuan znj. Rabihane Cuko e cila tregon shqetësimin e saj. Ajo nuk mundet të rinovojë mjetin e identifikimit të djalit të saj (ID) Arbër Cuko, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor prej vitesh dhe është agresiv. Për 3 vjet nëna, znj.Rabihane sorollatet nëpër zyra për këtë process dhe nuk ka gjetur zgjidhje. Ky problem ka bërë që familja të mos marrë as KEMP, për të cilin 31- vjeçari ka nevojë.
“Xhadat” u interesua së bashkun me nënë në zyrën e e ALEAT, në Fiershegan, pasi vetë 31-vjeçari për hshkak të problemeve mendore dhe agresivitetit nuk mund të aplikojë për kartë ID. Operatori i kësaj zyre thotë se:“E vetmja mënyrë për të bërë rinovimin e ID-së për personat në kushte të veçanta është paraqitja e tyre pranë Drejtorisë së Gjendjes Civile Tiranë”.
“Xhadat” u interesua për procedurën e rinovimit të ID-së, për këta persona, në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, Tiranë, Eda Shpuza juristja e DPGJC sqaron që: “Për të sëmurët mendorë që janë agresivë apo të dhunshëm duhet të sigurohet që i sëmuri në momentin kur i merren shenjat e gishtave dhe fotoja nuk duhet të jetë i dhunshëm. Por në këtë rast konkret duhet që institucionet të mund të ndërveprojnë dhe të përdorin një çertifikatë lindje, ajo që quhet çertifikata e gjallesës, që të mund të vazhdojë procedurat e mjekimit.
Por për familjen Cuko ky nuk është i vetmi problem. Skadimi i ID-së së Arbërit apo marrja e çertifikatës së lindjes ka sjellë dhe problemin e zhvendosjes së gjendjes civile nga vendbanimi i mëparshëm, Finiqi i Sarandës ku ata jetuan për disa vjet, në Krutje ku jetojnë tani.
Punonjësi i zyrës së Gjndjës Civile pranë Njësisë Administrative, Krutje z, Sotir Cuko thotë:
“Duhen disa dokumenta të noterizuara që mund të bëjmë shpërnguljen. Procedura bëhet online por fillimisht duhet të më sjellë dokumentin e shtëpisë që është kryesori,fotokopjen e 3 kartave të ID-së dhe një fotokopje të epikrizës që ky person, pra Arbër Cuko është i sëmurë mendor, të bashkangjisëë me këtë një vërtetim te kryeplaku dhe do ta zgjidhim”.
Ndërsa përgjegjësja e kësaj zyre thotë se pas interesimit tonë, zyra e Gjendjes Civile në Njësinë Administrative,Krutje u vu në dijeni djhe do t’I ndjekin të gjitha procedurat, pasi vlerësimit ekonomik të familjes.



