
Kur Sfinksi i Ramsit II u soll në muzeun “Penn” më 1913, studentët e “Penn” brohorisinin teksa monumenti 12-tonësh tërhiqej nga një kalë i vizatuar në letër nëpër rrugët e Kalifornisë.
Monumenti do të dërgohet në Galerinë e Muzeut të Egjiptit në sallën e tij kryesore.
Drejtori i muzeut “Penn” Julian Siggers tha se kjo lëvizje ishte pjesë e projektit trifazësh “Ndërtimi i Shndërrimit” (Building Transformation), qëllimi i të cilit është modernizimi i pamjes së muzeut për të tërhequr vizitorët.
“Sfinksi është maskota jozyrtare e muzeut”, tha Siggers.
Lëvizja e monumentit 12.5-tonësh nuk është aspak një punë e lehtë.
Projekt menaxheri i muzeut, Bob Thurlow tha se ka që në vjeshtë që po punohet me inxhinierë të ndryshëm për planifikimin e lëvizjes.
Zyrtarët e muzeut dhe inxhinierët kanë bërë skanera 3D me të matur peshën, vëllimin dhe dendësinë e objektit.
Kryeinxhinieri Brian Houghton tha se lëvizja ngë njëra sallë në tjetrën mund të marrë rreth 4 orë. /Marrë me shkurtime sipas The Daily Pensilvania, përgatiti Erina Çoku/



