Plani për të dërguar 100 tanke/ Gjermania- Ukrainës: S’mundemi, na duhen për vete

Plani për të dërguar 100 tanke/ Gjermania- Ukrainës: S’mundemi, na duhen për vete

Berlini tha se nuk mund të dërgojë tanke “Marder” nga rezervat e ushtrisë së tij në Ukrainë, sepse i duhen për mbrojtjen e vet, duke ngritur pikëpyetje mbi aftësinë më të gjerë të Gjermanisë për të ofruar armatime të rënda në Kiev në luftën e saj kundër Rusisë.

“Politico.eu” raportoi të enjten se kancelari gjerman Olaf Scholz po vononte marrjen e një vendimi përfundimtar mbi dërgimin e tankeve në Ukrainë.

Kompania gjermane e mbrojtjes Rheinmetall ka sinjalizuar se mund të sigurojë 100 tanke, të cilat janë aktualisht në posedim të firmës. Por një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes u tha gazetarëve të premten se pasi ministria shqyrtoi mundësinë doli në përfundimin se është e parealizueshme.

“Pas një ekzaminimi kemi dalë në përfundimin se nuk është gjëja e duhur  sepse Gjermania nuk do të ishte në gjendje të përmbushte detyrimet e saj të mbrojtjes kombëtare si dhe detyrimet e saj në aleancën ushtarake të NATO-s nëse do të jepte tanke nga forca e saj aktive ushtarake”, tha zëdhënësi. 

“Ne gjithashtu kemi një detyrë të përcaktuar me Kushtetutë, pikërisht mbrojtjen kombëtare”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy