Trafiku i armëve mes Kosovës dhe Shqipërisë, Gjykata e Tiranës lë në burg 5 të arrestuarit

Trafiku i armëve mes Kosovës dhe Shqipërisë, Gjykata e Tiranës lë në burg 5 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për 5 të arrestuarit në kuadër të një operacioni ndaj një grupi që trafikonin armë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Drupal Ad

 

Në burg u lanë Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkami.

 Ndërkohë për Euxhenio Manushin, që është arrestuar disa ditë më parë edhe për një tjetër vepër penale, pasi u kap bashkë me shokun e tij Klajdi Serjani me 1.5 kg kokainë në makinë, seanca për vlerësimin e masës si pjesë e grupit kriminal u la për të dielën e 15 dhjetorit.

 14 urdhër arreste janë lëshuar në një operacion të ndërmarrë kundër trafikut të armëve nga Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Kosovës. Gjashtë prej tyre janë arrestuar në Shqipëri dhe pjesa tjetër në Kosovë. Gjatë operacionit janë gjetur 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu u janë kapur edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy