“Rroga amerikane duke jetuar në Shqipëri”, Muzhaqi mbi programin e kodimit: 1235 të rinj pjesë e skemës, një pjesë punësohen pa mbaruar kursin

“Rroga amerikane duke jetuar në Shqipëri”, Muzhaqi mbi programin e kodimit: 1235 të rinj pjesë e skemës, një pjesë punësohen pa mbaruar kursin

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi foli në “Mcn Economy” në lidhje me strategjitë në mbështetje të të rinjve. Muzhaqi vë në dukje se ka një mbështetje për programin e kodimit, si dhe programin kombëtar për praktikat e punës si “portë” për punësimin në administratë. Muzhaqi tha që 1235 të rinj janë bërë pjesë e skemës për t’u bërë programues, duke u mbuluar 50 për qind ose 100 për qind të tarifës. Muzhaqi theksoi se qeveria nuk mund t’i ndalë të rinjtë të ikin jashtë vendit, por po u krijon mundësi në sektorë të ndryshëm.

Ne as nuk duam as nuk mundemi t’i ndalim të rinjtë. Ajo që duam t’u krijojmë atyre më shumë mundësi në sektorë të ndryshëm. Po bëjmë shumë në sektorë të ndryshëm që të rinjtë ta shohin të ardhmen në Shqipëri. Rinia është një target grup që ka sfidat e të gjithë sektorëve bashkë. Edhe skemat e fermerëve, mbështetja e Start Up-et, edhe ato kanë impakt te të rinjtë. Numrat e atyre që kthehen janë në rritje, kjo tregon që reformat që ne kemi ndërmarrë po japin rezultatet e para.

Të shkruash një dokument strategjik është pjesa më e thjeshtë, komponenti kryesor është që ka edhe një mbështetje financiare. Pjesa më e madhe e masave që ne kemi parashikuar është e mbështetur me buxhetin e shtetit. Arsimi ka një komponent shumë të rëndësishëm, punësimi, shëndetësia. Është një dokument i qenësishëm që është bërë në përputhje me politikat e BE. Risia, është edhe si ne e monitorojmë atë. Ne e kemi monitorimin 6 mujor. Në monitorimin e parë realizueshmëria ishte 69 për qind. Objektivi i parë strategjik është fuqizimi i të rinjve dhe angazhimi në vendimmarrje. Në të gjitha qytetet kemi krijuar një rrjet të rinjsh të angazhuar drejtpërdrejt në vendimmarrje.

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka takime të përmuajshme me Këshillin Rinor Vendor. Tani kemi 61 Këshilla Rinore Vendore, që marrin pjesë aktivisht në vendimmarrje. Ne kemi një strukturë tjetër Këshillin Kombëtar Vendor, që shërben si këshill konsultativ me ministrat. Kemi një fond 70 milionë mbështetje për të gjitha organizatat që bëjnë projekte për të rinjtë. Kemi pasur dy programe, programi i kodimit, ku mbi 1235 të rinj u bënë pjesë e kësaj skeme. Ne i japim gjysmën ose 100 për qind të tarifës për t’u bërë programues, brenda 6 apo 12 muajsh.

Kemi pasur edhe programin kombëtar të praktikat e punës, që ka pasur si fokus krijimin e një porte për të rinjtë në administratën shtetërore. Sapo ke përfunduar bachelor-in mund të aplikosh, bën një praktikë tre mujore, dhe nëse eprorët të vlerësojnë mund të punësohesh. 157 të rinj janë punësuar nga praktikat e punës në institucione të ndryshme. Të rinjtë kanë kërkuar një mbështetje financiare për praktikën dhe jam e bindur se këtë vit do t’u ofrojmë një mbështetje financiare për praktikën”.

Sipas Muzhaqit, rritja e rrogave do të ndikojë në mënyrën se si të rinjtë e shohin angazhimin në Shqipëri. Sipas ministres nëse një i ri bën një analizë, kupton që nuk do t’i mbeten shumë para as jashtë vendit, nëse bën të njëjtën jetë si në Shqipëri.

Duke folur mbi programin e kodimi, Muzhaqi tha:

Nga rezultatet paraprake kemi parë raste të shumta të fëmijëve që fillojnë punë me pagë të lartë pa mbaruar kursin. Një pjesë e akademive që ne mbështesim bëjnë një formim junior, dhe pjesa tjetër një formim më të angazhuar. Kjo metodë punë të lejon të punosh nga Shqipëria për cilindo shtet. Mjafton një laptop, lidhje interneti, ti mund të marrësh një rrogë amerikane dhe të jetosh në Shqipëri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy