Lideri i Agimit të Artë do të lirohet nga burgu 

Lideri i Agimit të Artë do të lirohet nga burgu 

Nikos Michaloliakos, ish-udhëheqësi i grupit neo-nazist Agimi i Artë, i cili po vuante një dënim për drejtimin e një organizate kriminale, do të lirohet nga burgu, ka vendosur sot gjykata.

Në vendim thuhet se ish-kreu i Agimit të Artë plotëson kërkesat formale për lirim të parakohshëm me kusht. 

Në seancë, prokurori publik argumentoi kundër lirimit të Michaloliakos, duke thënë se megjithëse i plotëson kërkesat ligjore, ai nuk është penduar për veprimet e tij, duke e konsideruar burgosjen e tij si politike.

Megjithatë, është vlerësuar glorifikimi i ideolo0gjisë neonaziste nuk përbëjnë veprime të paligjshme.

Në bazë të vendimit të gjykatës, atij i ndalohet largimi nga Atika, i kërkohet të paraqitet një herë në muaj në komisariatin më të afërt dhe nuk lejohet të shoqërohet me të pandehurit e tjerë të krimit të Agimit të Artë. Kujtojmë që më tetor të 2020-ës ai u dënua me 13 vjet burg për drejtimin e një organizate kriminale, që nxiste urrejtje dhe dhunë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy