Admir Murataj dyshohet si organizatori i grabitjes së parave të bankës në rrugën e Rinasit. I shumëkërkuar i policisë rezulton pronar i një vile luksoze në Fushë-Pezë dhe një servisi familjar në Vorë. Shtëpia e tij në Pezë është një ndërtesë e sofistikuar në ndërtim, e rrethuar më gardh hekuri të lartë dhe e ruajtur me kamera sigurie e sistem alarmi.
Vila është në një lartësi të konsiderueshme dhe ka një fushëpamje shumë të mirë të zonës përreth, nga ku mendohet së është vëzhguar grabitja nga larg. Këtë e përforcon fakti se gjatë operacionit të policisë në vilë nuk është gjetur njeri, përveç një personi që e ruante.
Vila e tij po mbahet nën vëzhgim nga policia, sepse dyshohet se funksioni i saj nuk ka qenë vetëm për banim, por ka shërbyer edhe si bazë për planifikimin e grabitjeve.



