Mbretëria e Bashkuar: Inteligjenca ruse tentoi prishjen e Lojrave Olimpike

Mbretëria e Bashkuar: Inteligjenca ruse tentoi prishjen e Lojrave Olimpike

Hakerat rusë tentuan të prishnin Lojrat Olimpike të Tokios këtë vit thonë zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC. Zyra e Jashtme tha se inteligjenca ushtarake ruse GRU bënte ‘zbulim kibernetik’ ndaj zyrtarëve dhe organizatave të përfshirë në organizimin e lojrave.

Këto sulme sipas Mbretërisë së Bashkuar pretendohen të kenë ndodhur para se Lojrat Olimpike të shtyheshin për vitin 2021 si pasojë e koronavirusit. Sidoqoftë, zyrtarët nuk specifikuan natyrën ose shkallën e sulmeve kibernetike në detaje.

Ndërkohë edhe edhe Departamenti i Drejtësisë së SHBA-vë akuzoi gjashtë oficerë rusë të GRU-së për sulme kibernetike që shërbejnë në favor të ‘përfitimeve strategjikë të Rusisë’.

Grupi u përpoq të prishë edhe Lojërat Olimpike Dimërore 2018, zgjedhjet presidenciale të Francës më 2017 dhe rrjetin e energjisë së Ukrainës, thanë prokurorët e SHBA-ve.

"Asnjë vend nuk i ka armatosur aftësitë e tij kibernetike me aq keqdashësi sa Rusia,"- tha ndihmësi i Prokurorit të Përgjithshëm John Demers në një konferencë shtypi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy