
Gazetari Bledian Koka, u shpreh se janë vetëm dy kombëtare për të cilat diskutohet përjashtimi nga UEFA, Rusia dhe Shqipëria.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Koka tha se për shkak të Erion Veliajt që sulmon FSHF-në me urdhër të Edi Ramës, Shqipërisë rrezikon t’i hiqet finalja e Conference League nga Tirana.
E di kush është ironia e kësaj situate?! Që dy vende diskutohen të përjashtohen nga futbolli, Rusia dhe ne. Ne jemi në një llogore turpi.
Tirana këtë vit është përzgjedhur si kryeqyteti i rinisë. Që të merret një finale, paguhen para të mëdha. Ne e kemi marrë këtë dhe nuk na i dhuruan. Ka qenë një lobim i fortë nga presidenti i FSHF. Qeveria ka vendosur që këtë ta heqin, sepse Erion Veliaj me urdhra të Edi Ramës, sulmojnë FSHF-në.
Nëse vazhdohet kështu, edhe Kombëtarja me ekipet shqiptare, do të përjashtohen nga UEFA me 10 vite. Nuk ka federatë në Shqipëri, ku shteti nuk ka ndërhyrë. Në çdo federatë, është një person nga qeveria, që duhet të respektojë atë që i kërkojnë.



