Gjika rikthehet me një këshillë për Ramën: Ja ç’duhet bërë me lojtarët e pabindur

Gjika rikthehet me një këshillë për Ramën: Ja ç’duhet bërë me lojtarët e pabindur

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka bërë një karahasim metaforik të situatës politike me një ndeshje futbolli. Në një postim në “Facebook”, Gjika e krahason arenën politike me një ndeshje futbolli, ku disa prej lojtarëve nuk i binden trajnerit. Në një rast të tillë, Gjika sugjeron nxjerrjen nga loja të këtyre lojtarëve, “në respekt të ekipit, të tifozëve dhe publikut”.

Postimi i Gjikës  

Mqs me shume marr vesh nga futbolli se sa nga politika, edhe situaten e fundit do ta krahasoj me sportin!
Imagjinoni nje ndeshje futbolli midis dy ekipeve, ku njeri nga te cilat, per me shume se 85 minuta, e dominon bindshem ekipin kundershtar!
Me loje dhe me rezultat!
Ne 5 minutat e fundit te lojes, tre nga lojtaret e ekipit fitues, refuzojne te luajne, qendrojne statik ne mesfushe, as andej dhe as ketej, as marrin dhe as japin top, madje i kerkojne gjyqtarit ta mbylli lojen para afatit!
Eshte refuzim per te luajtur, mungese fuqie per te vazhduar, keqardhje per ekipin kundershtar qe po humb keqazi, kompromis e kompromentim, apo nuk u pelqen me ngjyra e fanelles qe mbajten veshur nga fillimi i ndeshjes?!
Si duhet te veproje trajneri ne kete rast?
Ti lere ne loje akoma keta tre lojtare sepse rezultati i ndeshjes eshte pozitiv?
Apo ti nxjerre nga loja te tre njeheresh ne respekt te pjeses tjeter te ekipit dhe mbi te gjitha ne respekt te tifozeve dhe publikut, te cilet haptazi po fershellejne gjestet jo sportive te ketyre lojtareve te shitur?
Qe ndeshja te quhet "fair play", trajneri duhet ti nxjerre nga loja patjeter!
Edhe sikur ti kete bere zevendesimet!
Rezultati dhe mbeshtetja e publikut ia garanton fitoren trajnerit!
Dhe pertej rezultatit, ne kete menyre trajneri ruan dhe mbron ekipin e tij, publikun mbeshtetes dhe mbi te gjitha i konsolidon gares ndershmerine dhe seriozitetin!
Nje ekip, apo me shume akoma nje kampionat i tere, nuk mund te mbahet peng as nga ekipi qe humb, dhe aq me pak nga tre lojtaret e lodhur apo te shitur, te cilet vetequhen "play maker"!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy