Mblodhi qindra dele në formë zemre, mesazhi i fermerit australian (Video)

Mblodhi qindra dele në formë zemre, mesazhi i fermerit australian (Video)

Një fermer australian ka prodhuar një vepër arti duke rregulluar qindra dele në formën e një zemre në një fushë.

Kur Ben Jackson zbuloi se nuk mund të shkonte në funeralin e tezes së tij për shkak të kufizimeve të Covid-19, ai vendosi të bëjë nderimet e tij me këtë alternativë. Ai xhiroi skenën me një dron dhe u pa nga vajtuesit në funeralin e saj në qytetin e Brisbane në Queensland këtë javë.

Ai kishte shkruar emrat e grupeve të tij muzikore me grurë dhe tufa mori formë zemre për disa minuta.

Ben ishte mbyllur në atë kohë përtej kufirit shtetëror në fermën e tij në Guyra në Neë South Ëales, 430 kilometra larg.

Fillimisht, fermeri filloi të eksperimentonte me bërjen e formave me dele për të lehtësuar stresin monoton të kafshëve që ushqeheshin me dorë gjatë një thatësire shkatërruese në pjesën më të madhe të Australisë.

Por shpejt zbuloi se nëse i shkruante emrat e grupeve të tij muzikore të preferuara me grurë atëherë tufa do të merrte përafërsisht të njëjtën formë për disa minuta.

"Ishte një mënyrë për të më mbajtur të motivuar, për të mbajtur nivelet e serotoninës lart," tha Ben.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy