KLP zgjat komandimet për 5 drejtues dhe ish-kryeprokuroren Marku

KLP zgjat komandimet për 5 drejtues dhe ish-kryeprokuroren Marku

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë shtatë vendime që lidhen me shtyrjen e komandimeve. Pesë prokurorë të caktuar përkohësisht drejtues prokurorish do të vijojnë detyrën, po ashtu edhe ish-kryeprokurorja Arta Marku në Gjykatën e Apelit të Tiranës, përkohësisht deri në 30 qershor të këtij viti. Vendimi i shtatë lidhet me mbarimin e mandatit për anëtarin e KLP-së, Arben Dollapaj, që u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Vendimet e plota

Në kuadër të udhëzimeve të qeverisë shqiptare për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë të skaktuar nga virusit Covid 19 në vendin tonë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se ka miratuar me anë të vendimeve qarkulluese shtatë projekt-akte, Përkatësisht, gjashtë caktime të përkohëshme dhe nje vendim për mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për z. Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbështetur nё nenin 149/a të Kushtetutës së Republikës së  Shqipërisë, në nenin 59 pika 1 dhe 4, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenet 164/8, 166/2, 189/1/a të Ligjit nr.115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar dhe në Rregulloren “Pёr caktimin e përkohshëm tё prokurorëve” miratuar me Vendimin nr. 64, datë 15.04.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e ndryshuar, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, vendosi gjatë ditës së sotme miratimet e përkohshme si vijon;

z. Arben Dyla, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, përkohësisht  nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Z. Kreshnik Ajazi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.  Z. Ajazi do tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, përkohësisht  nga data 26.03.2020 – 25.06.2020.

Znj. Arta Marku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku do tё ushtrojё funksionin e Prokurorit  për një periudhë kohore nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Znj. Alma Bramo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, nga data 29.03.2020 – 28.06.2020

Znj. Rita Gjati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, nga data 27.03.2020 – 26.06.2020.

Znj.Violeta Shkurta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Gjithashtu, bazuar në nenin 149/b, pika 1, gërma d të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në  nenin 66/3 të ligjit nr. 84/2016 ”Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenet 164/8, 166/2, 189/1/a të Ligjit nr. 115/2016 ”Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar, pasi u njoh me vendimin nr.04 datë 12.03.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit si dhe relacionin e përgatitur nga Komisioni i Disiplinës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për z. Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Kujtojmë se të gjitha vendimet e marra i janë prezantuar paraprakisht të gjithë anëtarëve përmes rrugëve elektronike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy