Spanja tronditet nga vrasjet e grave, 50 vjeçari pasi vrau gruan, ekzekuton edhe avokaten mbrojtëse

Spanja tronditet nga vrasjet e grave, 50 vjeçari pasi vrau gruan, ekzekuton edhe avokaten mbrojtëse

Një burrë i dënuar për vrasjen e gruas së tij, besohet se ka vrarë edhe avokaten e tij mbrojtëse, me të cilin ai kishte pasur një lidhje, përpara se të kryente një vetëvrasje të premten.

Jose Javier Salvador Calvo, 50 vjeç, kërceu nga një urë në qytetin lindor të Teruelit, kur policia u përball me të.

Ngjarja e rëndë ka tronditur Spanjën, duke nxitur debatin mbi ligjet për dhunën në familje.

Duke reaguar ndaj vrasjeve, kryeministri Pedro Sánchez u zotua të vazhdojë të luftojë dhunën kundër grave.

Mesazhi i tij shihet si një reagim ndaj Vox, një parti e ekstremit të djathtë me ndikim në rajonin jugor të Andaluzisë, i cili dëshiron të ndalojë ndihmën juridike për gratë e rrahura nga burrat, duke thënë se ajo favorizon padrejtësisht gruan, shkruna BBC.

Jose Javier Salvador Calvo qëlloi për vdekje gruan e tij, Patricia Maurel Conte, 29 vjeç, në maj të vitit 2013 në rajonin verilindor të Spanjës, Aragon.

Pasi u lirua në vitin 2017, vrasësi nisi një lidhje me Rebeca Santamalia Cancer, 47 vjeç, avokatja që e mbrojti në gjyq.

Policia gjeti avokaten të vrarë në shtëpinë e Salvador Calvo në kryeqytetin rajonal të Aragonit, Zaragoza, rreth orës lokale 04:00 të premten.

50-vjeçari e raportoi avokaten të zhdukur.

Pak pas mesnatën së të premtes, vrarësi u hodh nga një urë në Teruel pasi u gjet nga një patrullë policie.

Përfaqësuesi i qeverisë lokale Carmen Sanchez u tha gazetarëve se avokatja ishte viktimë e "dhunës gjinore".

Në një postim në Twitter, kryeministri Sanchez tha se 4 gra janë vrarë në Spanjë ditët e fundit.

Vitin e kaluar u vranë 47 gra, katër prej tyre në Aragon, nga dhuna gjinore. Vrasja e mësueses Laura Luelmo, 26 vjeç, muajin e kaluar në Andaluzia shkaktoi një valë revoltimi në vend. Trupi i saj, pjesërisht i zhveshur, u gjet pranë një fshati pas pesë ditësh kërkimesh.

Një burrë pranoi se e vrau pasi u përpoq ta përdhunonte mësuesen, raportoi gazeta spanjolle El Pais. Vrasësi i vetëdeklaruar, 50 vjeçari Bernardo Montoya, ka qenë më parë në burg i dënuar për vrasjen e një gruaje më 1995.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy