
Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës për ligjin e teatrit.
Gjatë seancës së sotme, trupa gjykuese e Gjykatës, ka konstatuar se pala e qeverisë nuk i kishte depozituar dokumentat e kërkuara, ndërsa kanë shtuar se e njëjta gjë ka ndodhur edhe nga Presidenca, e cila i ka sjellur ato jashtë afatit.
Ajo u ka tërhequr vëmendjen të dyja palëve për mosrespektim.
Gjykata Kushtetuese vendosi që seanca e sotme për çështjen e Teatrit Kombëtar të shtyhet për nesër.
Kushtetuesja e mori vendimin pasi pranoi që të administrojë edhe vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e teatrit si provë.
Më herët Gjykata kërkoi që brenda datës 8 qershor palët duhet të sjellin dokumentet e listuara nga kërkuesi.
Sipas Kushtetueses, secila palë duhet të paraqitet me nga një ekspert që ka njohuri të posaçme për çështjen.
Aleanca për Teatrin ka kërkuar në seancën e 3 qershorit, që dëshmitar në gjyqin për Teatrin Kombëtar të jetë kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidentit u shpreh më 3 qershor se Këshilli i Ministrave ua ka vënë në dispozicion dokumentet.
Dervishaj theksoi se prej dy vitesh kërkojnë prova nga institucionet dhe ende nuk janë marrë dot të plota në presidencë. Ai ka thënë se nuk janë administruar të gjitha provat që ka kërkuar Presidenti i Republikës.
“Rezulton se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi Presidenti i Republikës”, tha Dervishaj.
Në provat shtesë kërkohet një kopje e shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar.
Po ashtu, njё kopje e lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit.
Në këtë seancë u mor vendimi për shtyrjen deri në ditën e nesërme presj orës 10:00 të seancës për shqyrtimin e çështjes për shembjen e Teatrit Kombëtar.



