Qeveria spanjolle ka vendosur të ndalojë pushimet nga puna gjatë urgjencës për përhapjen e koronavirusit.
Njoftimi u dha nga Ministrja Spanjolle e Punës, Yolanda Díaz, në një konferencë për shtyp. Vendimi u mor pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.
"Ju nuk mund të përfitoni nga Covid-19 për të pushuar njerëz nga puna", tha ai, duke deklaruar se ndalimi, i cili nuk ka efekt prapaveprues, hyn që sot në fuqi.



