Ja kur do jetë gati autostrada Tiranë-Elbasan e nisur që nga "Berisha 2"

Ja kur do jetë gati autostrada Tiranë-Elbasan e nisur që nga "Berisha 2"

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka një afat të ri për përfundimin e autostradës Tiranë Elbasan. Projekti i nisur që në kohën e qeverisë “Berisha 2” pritet të mbyllet i gjithi në fund të muajit dhjetor.

"Shpresojmë që duke respektuar afatet e përcaktuara në kontratë në dhjetor të përfundojë ndërtimi i rrugës, pra të segmentit të parë nga TEGU deri në hyrjen e tunelit”, shprehet për Top Channel Albenc Alite, drejtor i projektit.

Segmenti i parë ishte shndërruar në mollë sherri mes qeverisë dhe kompanisë private, se kujt i takon kostoja e rrëshqitjeve të dheut që ndodhën gjatë realizimit të veprës. Tashmë, ato u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë një kosto shtesë prej 35 milionë dollarësh. Puna për rehabilitimin ka nisur.

“Këtu implementimi është drejt përfundimit. Është pika e parë rrëshqitjes dhe besojmë në shtator të bëhet e aksesueshme në të dy krahët e autostradës”, thotë Elton Kallabaku, inxhinier i projektit.

Rrëshqitje të tjera janë ato të Ibës, Mulletit, rrëshqitja në kilometrin e 12 në Krrabë, dhe respektivisht në km e 13 dhe 14 të rrugës.

“Kjo është rrëshqitja më e vështirë dhe e fundit e këtij segmenti të parë të autostradës Tiranë-Elbasan. Rezervuari ka ndikuar në rrëshqitjen e dheut, por ndërhyrja duhet të jetë e strukturuar sepse nuk mund të rialokohej në vend tjetër pasi është i rëndësishëm për zonën”, u shpreh Elton Kallabaku, inxhinier i projektit.

Sipas ARRSH, segmenti i parë nga rreth rrotullimi i Saukut në hyrjen e tunelit është i gjatë rreth 13 kilometër dhe kushton rreth 135 milionë dollarë. Kurse vlera fillestare e tenderimit të rrugës është 290 milionë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy