Një grabitje nën kërcënimin e armës është regjistruar gjatë natës në Fushë-Prezë. Persona të armatosur kanë grabitur zyrat e një firme private.
Mësohet se grabitësit kanë qenë 4, dy prej tyre dyshohet të kenë qenë të armatosur.
“Ata kanë hyrë brenda rrethimit dhe kanë arritur të neutralizojnë rojet, ndërkohë që dy personat e tjerë, kanë kontrolluar zyrat e kësaj firme. Këta shtetas kanë arritur të marrin një shumë monetare prej 70 000 lekësh”, bën të ditur policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.



