Problemet me votën e emigrantëve në Greqi/ Abazaj: Tallje e pastër dhe sabotim me votën e diasporës

Problemet me votën e emigrantëve në Greqi/ Abazaj: Tallje e pastër dhe sabotim me votën e diasporës

Në Greqi janë regjistruar një sërë problemesh lidhur me procesin e votimit të emigrantëve shqiptarë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar sot një kërkesë urgjente kompanisë postare për të dhënë shpjegime mbi votat me probleme.

Fibank 

Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Shqiptar në Greqi, Irfan Abazaj, në një intervistë për “MCN Informacion”, solli edhe përvojën e tij personale, ku ai dhe bashkëshortja e tij nuk kanë mundur të tërheqin zarfin me fletën e votimit në zyrën e DHL-së.

Në radhë të parë nuk është garantuar që zarfi do të shkoj te personi që i takon. Dhe ne qe kemi shkuar ti marrim ato, nuk janë gjetur zarfet tona. Pastaj nuk është kërkuar një mjet identifikimi, kur në raste edhe me të thjeshta vijnë ne shtëpi dhe e kërkojnë firmën. 

Në sistem rezultonte që zarfet tona ishin marrë një orë e gjysmë përpara se të shkonim ne. Kjo është e papranueshme. O kontrata mes KQZ-së dhe DHL-së (dhe nënkontraktorëve) ka probleme, ose nuk është zbatuar siç duhet, ose ka ndodhur diçka tjetër që kërkon hetim të menjëhershëm.

Kur kemi shkuar ta marrim, nuk u gjetën zarfet tona. 

Dilte ne sistem që një orë e gjsyme se gjoja i kishim marë ato vota, aktualisht ato u morën sipas të dhënave që na thanë vet. 

Nuk na është kërkuar asnjë mjet identifikimi. Në raste të tjera, edhe për paketa të zakonshme, dërguesi kërkon nënshkrim në dorëzim – këtu, për votën, nuk u kërkua asgjë,” shtoi ai.

Abazaj e cilësoi rastin si një vjedhje të pastër të votës.

Unë jam i bindur që me votën tonë është tallur, në fakt, është vjedhur. Kur shkuam në zyrë, u tha që një person ishte paraqitur me një listë emrash dhe kishte marrë zarfet për disa banorë të zonës ku banojmë.

E kam denoncuar rastin në ambasadë dhe në zyrat e DHL-së, por përgjigja ishte se zarfi figuron i tërhequr dhe nuk dihet nëse është kthyer apo jo në Shqipëri. 

Përfaqësues të DHL më kontaktuan dhe kërkuan kohë, por unë u thashë se votat tona janë vjedhur. Është e paprecedent që tërhiqen vota pa paraqitur kartë identiteti.

Abazaj e përshkroi këtë situatë si një tallje dhe një sabotim të qartë ndaj votës së diasporës. 

Ky është një akt i rëndë. 

KQZ-ja duhej të kishte parashikuar që zarfi të përmbante të dhëna të plota të votuesit, por janë pa numra, pa email, pa informacion identifikues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy