Situata pas tërmetit/ Basha mbledh nesër ekspertë të emergjencave civile

Situata pas tërmetit/ Basha mbledh nesër ekspertë të emergjencave civile

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nesër do të zhvillojë një takim me ekspertë të emergjencave civile.

Në takim do të marrin pjesë inxhinjerë, arktitektë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit; ish drejtues në nivel qendror dhe lokal te emergjencave civile dhe institutit te ndertimit; ish-kryetar bashkishë, ish-prefektë, ndërsa synim i tryezës është marrja e një ekspertize sa më profesionale nga ekspertët.

Njoftimi i selisë blu:

"Nesër, e dielë, datë 01.12.2019, në orën 18:00, në selinë e PD (salla e Katit II), Kryetari Basha do të zhvillojë një takim me ekspertë të emergjencave civile; me inxhinjerë, arktitektë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit; ish drejtues në nivel qendror dhe lokal te emergjencave civile dhe institutit te ndertimit; ish – kryetar bashkishë, ish-prefektë, etj.

 Tematika: Marrja e ekspertizës më të mirë nga ekspertët, me qëllim që t’i vijmë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti - Si është menaxhuar situata nga autoritetet, çfarë mungon dhe duhet të bëhet urgjent, si dhe vlerësimi i mënyrave më të mira për të kapërcyer situatën dhe për të garantuar sa më shpejtë RINDËRTIMIN"...

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy