
Mijëra persona nga amerika qendore që po udhëtonin masivisht drejt SHBA-ve kanë ngecur në kufirin jugor të Meksikës, pas një tentative të dështuar për të hyrë në territorin e atij vendi.
Disa prej tyre arritën të kapërcenin gardhin kufitar të Guatemalës por u përplasën më pas me policinë meksikane në tokë neutrale.
Presidenti amerikan Donald Tramp falenderoi Meksikën për përpjekjet e saj për të ndaluar karvanin e migrantëve.
Shumica prej tyre janë nga Hondurasi, nga ku janë larguar për shkak të dhunës dhe varfërisë.
Presidenti Tramp, ka kërcënuar me mbylljen e kufijve amerikanë dhe dhënien fund ndihmës që u jepet vendeve që lejonë kalimin e karvanit në fjalë, ndërsa është shprehur se do të mobilizohej edhe ushtria nëse do të shihej e nevojshme, shkruan BBC.
“Ata duhet të kthehen nga kanë ardhur. Nuk do të vijnë në këtë vend”, u tha Tramp gazetarëve.
Pas bisedimeve mbi sigurinë kufitare në Meksikë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se situata po arrinte "një moment krize".
Shumë prej migrantëve përkohësisht kanë thyer pengesat në një urë që kalon kufirin e lumenjve midis Guatemalës dhe Meksikës.
Dhjetëra policë meksikanë në marshin e trazirave qëlluan gaz lotsjellës për t'i detyruar ata të tërhiqen në tokën neutrale, pasi u sulmuan me gurë.
Ndërkohë autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se migrantët me pasaporta dhe viza të vlefshme do të lejoheshin në vendin e tyre, ndërsa paralajmëruan se ata që nuk kishin dokumente se duhej të aplikonin ëpr statusin e refugjatit ose të ktheheshin mbrapsht.
Për personat që tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht u paralajmërua ndalim dhe deportim.



