Neziri: Skandal i paparë nëse Kurti kushtëzon takimin me Ramën, të lihen mënjanë sedrat (VIDEO)

Neziri: Skandal i paparë nëse Kurti kushtëzon takimin me Ramën, të lihen mënjanë sedrat (VIDEO)

Analisti Xhelal Neziri, vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Shkup, e lexon me synim për të unifikuar rajonin drejt një iniciative të iniciuar nga ish-kancelarja Angela Merkel. Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se vendimi i Ramës që prioritet kryesor të ketë ky proces, ndërsa Ballkani i Hapur të lihet mënjanë ose varroset kryesisht. “Është samiti i Berlinit që do mbahet në Tiranë në muajt e ardhshëm dhe takimi me liderët e BE para samitit. Kjo është hera e parë që samiti i Berlinit do mbahet në një vend që s’është pjesë e BE. Bashkëpunimi BE-Ballkani Perëndimor më shumë ka të bëjë me afrimin e vendeve. Në Maqedoninë e Veriut, Ballkani i Hapur vazhdon të gëzojë përkrahje të madhe që ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin e vendeve të rajonit. Kur Rama mori vendimin për zhbërjen e Ballkanit të Hapur nuk është pritur aq mirë në Shkup se me sa duket janë gjetur të befasuar. Por nuk kanë kundërshtuar duke pasur parasysh se Procesi i Berlinit është një proces gjithëpërfshirës dhe ka mekanizmat financiar që projektet e realizuara në kuadër të këtij procesi edhe të realizohen në praktikë”. Kthesën e menjëhershme të Ramës drejt Procesit të Berlinit, Neziri e shpjegon me faktin se mund të ketë pasur një ofertë nga Berlini zyrtar, duke e detyruar që “ta varrosë” Ballkanin e Hapur, pasi Shqipëria ishte nismëtare e saj. Ai deklaroi se kjo nismë nuk mund të quhej rajonale, pasi nuk bënin pjesë të gjithë vendet e rajonit dhe për këtë arsye hedh dyshime se mund të ketë pranuar një ofertë që mund ta bëjë Tiranën në qendër të Procesit të Berlinit, apo për zhvillimin ekonomik të rajonit. Ndërsa refuzimin e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të pasur një takim me Edi Ramën, e sheh më tepër si rivalitet politik të bazuar më tepër në egot dhe sedrat e tyre. “Nuk ka të bëjë aspak me atë që quhet bashkëpunim rajonal, mes institucioneve të dy shteteve, apo komunikim normal mes kryeministrit të një shteti anëtar të NATO-s dhe një shteti që është konsumues i sigurisë që ofron NATO, si Kosova. Kanalet e komunikimit kanë ngelur në bazamente etno-kulturore. Krijohet një përshtypje se për shkak se flasim të njëjtën gjuhë, kemi të njëjtën skemë politike. Rivaliteti Kurti-Rama, i ngjan më tepër një beteje paraelektorale se kush do i fitojë zgjedhjet në një shtet të përbashkët, po kemi të bëjmë me realitete të ndryshme politike. Nuk i shoh si normale këto rivalitete, pasi do të ishte skandal i paparë nëse Kryeministri i një shteti do të kushtëzonte një takim me kreun e një shteti që ka ardhur në një vizitë të paralajmëruar. Është mirë që politikanët të lënë mënjanë egot dhe sedrat e tyre, pasi nuk janë zgjedhur që të vënë prioritet egot dhe sedrat, por të përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe të përmirësojnë zhvillimin ekonomik. Këto nuk arrihen duke bërë rivalitete jonormale që nuk janë regjistruar askund tjetër në botë, por bëhen duke ndërtuar marrëdhënie të shëndosha ndërshtetërore.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy