
Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha në një konferencë për shtyp se Britania e Madhe do të vendosë sistemin raketor anti-ajror me rreze të mesme veprimi Sky Saber në territorin polak.
Krahas sistemit raketor, do të ketë 100 anëtarë të stafit, për t’u siguruar që ne të qëndrojmë përkrah Polonisë, duke mbrojtur hapësirën e saj ajrore nga çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia.
Në fillim të kësaj jave, të paktën 35 persona u vranë në një sulm ajror rus në bazën stërvitore Iavoriv pranë një postblloku në Poloni të përdorur nga refugjatët ukrainas.
Ky vendim i Britanisë, synon forcimin e sigurisë së krahut lindor pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
I përshkruar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar si “një sistem i avancuar i mbrojtjes ajrore”, sistemi i mbrojtjes ajrore Sky Saber thuhet se është i aftë të godasë një objekt pasi lëviz me shpejtësinë e zërit.



