Viktima më e re e protestave, ushtria vret vajzën 7-vjeçare në Mianmar

Viktima më e re e protestave, ushtria vret vajzën 7-vjeçare në Mianmar

Një vajzë, vetëm 7 vjeç, është bërë viktima më e re gjatë protestave që po zhvillohen kundër ushtrisë në Mianmar. Sipas familjarëve vajza u vra në shtëpinë e saj në qytetin Mandalaj. Ajo u identifikua si Khin Myo Chit. Mianmari, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është përfshirë nga trazirat prejse ushtria ka marrë pushtetin, më 1 shkurt.

Sipas organizatës “Save the Children” mbi 20 fëmijë janë në mesin e të vrarëve në protesta. Ajo tha se është “tmerruar” nga vdekja e vajzës, e cila vjen një ditë pas raporteve se një djalë 14 vjeç është vrarë po ashtu në Mandalaj.

Që prej fillimit të protestave, sipas ushtrisë, kanë humbur jetën 164 persona, ndërsa grupi i aktivistëve, i njohur si Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë, thotë se bëhet fjalë për së paku 261 të vrarë në protesta. 

Ushtria tha të martën se shpreh keqardhje për viktimat, por për to fajësoi anarkinë në vend. Një zëdhënës i ushtrisë tha se protestuesit janë përgjegjës për aktet e dhunës dhe zjarrvënien.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy