Nishani, letër Kuvendit: Buxheti për mbrojtjen në kundërshtim me kërkesat e NATO-s

Nishani, letër Kuvendit: Buxheti për mbrojtjen në kundërshtim me kërkesat e NATO-s

Presidenti Nishani i ka dërguar një letër Kuvendit, përmes të cilës shpreh rezervat në lidhje me projektbuxhetin e mbrojtjes për vitin 2017. Kreu i Shtetit e cilëson draftin e hartuar nga Ministria e Financave në shkelje të ligjeve mbi Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura, objektivave strategjike kombëtare të përcaktuara në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe në Strategjinë Ushtarake.

“Buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është përcaktuar të jetë në nivelin e 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Në këtë draft buxhet janë alokuar 25 % më pak se detyrimi i përcaktuar (1%), dhe rrjedhimisht buxheti i planifikuar për 2017 do të zbresë në 0.75 % të PBB-së! Krahas të qënit një ulje drastike me ndikim në arritjen e objektivave madhore në fushën e mbrojtjes, kjo është më e ulëta që prej vitit kur Shqipëria mori statusin e vendit aspirant në vitin 1999. Vë në vëmendjen Tuaj se në dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, buxheti i mbrojtjes pas vitit 2015 është parashikuar jo më i vogël se 1.5% e PBB-së, kur në fakt, rezulton se projekt – buxheti i planifikuar për vitin 2017 është parashikuar sa gjysma e këtij objektivi”, thuhet në letër.
Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura thotë se buxheti i planifikuar nuk reflekton shqetësimet serioze të ngritura në mënyrë konstante nga aleatët tanë strategjikë dhe vendet partnere të Aleancës ku Shqipëria bën pjesë.
“Nënvizoj me shqetësim konstatimin se draft-buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është shumë më i ulët (afërsisht 2.8 herë) se niveli 2% i PBB-së, synimi kombëtar i konfirmuar në NATO dhe angazhimi i nënshkruar nga 28 Kryetarët e Shteteve të NATO-s në Samitin e Varshavës, Poloni”, thuhet më tej

Ky shqetësim i Kreut të Shtetit vjen pas atij të ngritur për mosdhënien e 20 milionë lekëve edhe për institucionin e Presidencës. Përfaqësues të institucionit të presidencës deklaruan se nëse nuk merren në konsideratë kërkesat e tyre atëherë Kreu i Shtetit do ta çojë projekt-buxhetin në Gjykatën Kushtetuese. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy