
Ish- i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, zbuloi se me Kosovën dhe Serbinë kishin diskutuar edhe për idenë e mundshme të heqjes së forcave të NATO-s nga Kosovë. Sipas Grenell-it palët kishin bërë shumë progres në dialog, por pas ardhjes së Biden-it u vendos që në krye të dialogut të ishin europianët. “Kështu që për tre vjetet e fundit, evropianët janë përgjegjës dhe ajo që po shohim tani është kaos dhunë dhe luftë”, ka thënë ai. Grenell shtoi se kishin vendosur që krimet serbe të gjykoheshin në gjykatat e Serbisë dhe ato të Kosovës në Gjykatat e Kosovës.



