
Ka përfunduar pa marrëveshje dje edhe rundi i katërt mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.
Hisen Berisha, deputet i PDK-së në një lidhje skype me studion e MCN Live tha se ditën e djeshme, Serbia paraqiti një propozim të saj duke mos u pajtuar me propozimin e Lajçak dhe duke krijuar në këtë mënyrë një hendek.
Duke vijuar më tej, Berisha tha se nga ana e qeverisë së Kosovës nuk ka asnjë propozim.
Jo, sepse kemi një situatë të tillë kur Lajçak ka ardhur me një propozim, qeveria jonë nuk ka propozim, kryenegociatori ka çuar drejtorin e Bankës dhe kanë biseduar në nivelin teknik të ekspertëve. Qeveria vetë, kryenegociatori nuk kanë një propozim konkret qoftë të përbashkët me Bankën Qendrore qoftë si institucion i pavarur që po trajtohet. Lajçak ka ardhur me propozim për të cilin është dakorduar qeveria jonë. Dje pala serbe kishte sjellë një propozim të vetin dhe nuk është pajtuar me propozimin e Lajçak, që do të thotë se është krijuar një hendek. Qëndrimi i Lajçak që kjo përbën një bazë të mirë për të diskutuar do të na çojë në rrugë të njëjtë si me Asociacionin.
Njëherë u tha se nuk është pjesë e dialogut, pastaj po u bë pjesë, Bislimi e pranoi si të tillë. Tani kemi njohjen e draftin. Banka Qendrore nuk ka pasur nevojë ta trajtojë dinarit, as të merrej me ndalimin e tij. Ka qenë formë ilegale e depërtimit të parasëë. Siç ishte ilegale ka qenë dhe penale. Mund të vepronin organet e ligjit, por jo të futej në rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës.Kjo nuk po kundërshtohet, kjo është nxitur dhe kam dyshim se është një axhendë. Prandaj kam kërkuar hetim të FBI-së pasi nuk ka mekanizëm tjetër vendor që mund ta bëjë të tërë procesin e dialogut dhe dokumentacionin që ka prodhuar për të parë a kemi të bëjmë me një agjendë të kësaj qeverie apo çfarë po ndodh. Pse po ndodhin gjëra të tilla që dëmtojë identitetin Kushtetues të Kosovës.



