Kandidatja e PSD: Doshi është pro amerikan, nuk ka ligj që cënon kandidimin e tij në zgjedhje (VIDEO)

Kandidatja e PSD: Doshi është pro amerikan, nuk ka ligj që cënon kandidimin e tij në zgjedhje (VIDEO)

Një nga partitë më të përfolura në këto zgjedhje është ajo Social Demokrate për shkak të deklaratave që ka bërë ambasadorja amerikane Yuri Kim lidhur me kryetarin e kësaj partie Tom Doshi.

E pyetur nëse do ta penalizojnë PSD-në këto deklarata, kandidatja e kësaj partie në Qarkun e Tiranës, Uarda Celami u shpreh në një intervistë për MCN TV se “nuk ka asnjë ligj që cënon Doshin për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit”, ndërkohë që shtoi se Doshi është pro amerikan.

Pjesë nga intervista e Uarda Celamit në MCN TV:

Mendoni se do t'ju penalizojë fakti që partia për të cilën ju kandidoni është stigmatizuar për shkak të deklaratave që ka bërë ambasadorja amerikane lidhur me zotin Doshi?

Celami: Në radhë të parë dua ta nis me kryetarin e partisë i cili është i pari. Nuk ka asnjë ligj që cënon Doshin për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit. Më duhet të ritheksoj duke qenë se vij nga fusha e diplomacisë, se Doshi është pro amerikan. Unë si Uarda nuk penalizohem aspak. Dua të them se ne kemi partneritet me SHBA-në, në fusha me interes të ndërsjellë. Çdo reformë që ka nisur në Shqipëri dhe është mbështetur qoftë nga BE qoftë nga SHBA është shumë pozitive dhe ne jemi shumë pro. Lista ka kandidatë që janë me integritet dhe kjo është frymë që nisi nga Zoti Doshi.

Ju vini nga një përvojë diplomatike dhe dini ta dëshifroni më mirë gjuhën e ndërkombëtarëve. Apeli ka qenë vazhdimisht për lista të pastra, por si e shpjegoni që ky një shqetësim vjen më së shumti nga selia e SHBA-së dhe jo Bashkimi Europian?

Celami: Jo nuk mendoj se qëndron në këtë mënyrë. Një nga 5 prioritetet e anëtarësisë së Shqipërisë në BE është lufta kundër korrupsionit, Vettingu. BE ka folur për lista të pastra për Shqipërinë, ndërkohë unë di të them që kandidatët tanë janë miratuar dhe janë konform ligjit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy