Peka: Lufta politike e Bashës nuk është te Kuvendi i datës 18, por te Kuvendi i 11 dhjetorit

Peka: Lufta politike e Bashës nuk është te Kuvendi i datës 18, por te Kuvendi i 11 dhjetorit

Çështja e brendshme mes PD dhe zhvillimet që i presin në mes dy kuvendeve kombëtare, ishin në fokus të diskutimeve edhe me të ftuarin e dytë në emisonin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, në MCN TV, juristi dhe anëtari i PD-së, Avenir Peka.

I bindur se Kuvendi i 11 dhjetorit do të jetë i frytshëm, ai i 18 dhjetorit, sipas Pekës, për Bashën është më shumë për të krijuar njëfarë hemorragjie për Kuvendin e 18 dhjetorit.

“Besoj që nuk do të ketë Kuvend me datë 18, për dy arsye, e para besoj sinqerisht se nuk do të ketë kuorumin e mjaftueshëm, unë besoj që e gjithë skema e ngritjes së Kuvendit të 18 dhjetorit, është për të krijuar njëfarë hemorragjie për Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Peka, vlerëson se lufta politike e Bashës nuk është te Kuvendi i datës 18, por te ai i datës 11 dhjetor.

“Brendi i Bashës është thërritje dhe tërheqje, por po të kishte plan për të thërrit një kuvend, ashtu siç duhet, për të diskutuar problematikat që sot janë në PD, ai do ta kishte bërë që më përpara,. Ai nuk e bëri, as kur e mori vendimin për përjashtimin e Berishës, as kur ju kërkua më vonë, por ai ë bëri në një moment kur ju caktua data, dhe e gjithë ajo ishte, pra lufta politike e Basës sot nuk është te Kuvendi i datës 18, por te kuvendit i datës 11 dhjetor, nëse me datën 11, kuvendi është i suksesshëm, Basha do të veproj dhe punojë për një plan B, nëse është i pasuksesshëm, Kuvendi i datës 18, prape është i panevojshëm. Kështu qe e gjithë nisma e Bashës është për të penguar, ose dualizuar ose për ti vendosur pjesëmarrësit potencial në Kuvend, përpara një dileme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy