Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjes infektive në Amerikë dhe figurë ikonike në grupin e punës në Shtëpinë e Bardhë kundër koronavirusit, i tha CNN se ai ende nuk e ka kuptuar pse urdhri për të qëndruar në shtëpi nuk u dha nga të gjitha shtetet.
"Unë nuk dua të hyj në grindje midis urdhrave federale dhe të drejtave të shteteve, por nëse shikoni se çfarë po ndodh në këtë vend, unë nuk e kuptoj pse ne nuk e bëjmë këtë", tha ai.
Një mesazh që duket se bie në kundërshtim me atë të presidentit, i cili gjithmonë e ka përjashtuar një bllokim të gjithanshëm kombëtar.



