Skandali i korrupsionit, dorëzohet në polici bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea

Skandali i korrupsionit, dorëzohet në polici bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea

Odhise Andrea bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea është dorëzuar ditën e sotme në polici.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Ardian Visha. Çifti Andrea u vunë në një skandal korrupsioni me disa prona në Ksamil. Ata kishin marrë ryshfet rreth 50 mijë euro për të dhënë vendim pro një pale.  Ish-­punonjës i Kuvendit të Shqipërisë Odhise Andrea ishte edhe sekseri në këtë skemë. Prej muajsh ai ka qenë në kërkim nga Policia. 

Ai është dorëzuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme në ambientet e policisë së kryeqytetit.

Ai akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit në një çështje të bashkëshortes së tij, ku akuzohen se kanë përfituar 50 mijë euro për të dhënë vendim në favor të një shtetaseje, për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

Prokuroria e Përgjithshme më 16 korrik 2016 zbardhi skemën e dhënies së parave si dhe personat e përfshirë në këtë skemë korruptive. Ndërsa vendimi që shkoi në favor të palës që paguar shumën në fjalë dhe është marrë më 12 korrik 2016, një ditë pasi u morën paratë.

Për dosjen janë arrestuar edhe shtetasit Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy