Për çështjen e kampit të emigrantëve në Lezhë sot ishte parashikuar një protestë në sheshin para Bashkisë ku do të vendosej një çadër në mënyrë simbolike. Por organizatorët kanë hasur në kundërshtinë e policisë.
Lidhur me këtë organizatorja e protestës Arilda Lleshi në një lidhje viber me MCN u shpreh se kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut, ndërsa theksoi se ngritja e çadrës do ishte baza për nisjen e marshimit.
Ajo tha se marrëveshja është problematike në disa pika dhe se sipas saj është antikushtetuese.
Ne kishim njoftuar një protestë në orën 17:00 do vendosnim një çadër para bashkisë në mënyrë simbolike por policia bashkiake nuk na lejon. Ne ja shpjegojmë ligjërisht se kemi njoftuar te policia sipas ligjit pesë ditë para por që s’kemi m arë asnjë lloj komentin ndërsa ata na thanë se duhet të merrnim një leje. Kjo është shkelje e të drejtës sonë duke na privuar na protesta jonë qytetare. Çadra do ishte si njëlloj bazë kub do koordinoheshim si grup dhe organizonim marshimin e datës 28.
Ne mënyra se jemi vendi me më shumë aplikues për azil në Evropë dhe ne bëhemi vend për të zgjidhur krizën e emigrantëve. Vendi ku emigrantët do vendosen është në Gjadër është drejt shpopullimit. Lideri jonë global nuk arriti të zgjidhë kurrë problemet e vendit të vetë merr përsipër për të zgjidhur problemet e vendeve të tjera.
Gjithashtu kjo cënon dhe ekonominë përmes turizmit. Marrëveshja është propaganduar si gjest humanitar, por vendosja e refugjatëve në këto kampe në vendet ku ata nuk janë nisur është kundër të drejtave të njeriut. Marrëveshja është antikushtetuese.



