Debati për dhjetorin ‘90/ Nano: Komunizmi ra vetë. Çipi: U përdorën tanket, në kufi të vrisnin

Debati për dhjetorin ‘90/ Nano: Komunizmi ra vetë. Çipi: U përdorën tanket, në kufi të vrisnin

Në studion e emisionit «Arnautistan”, Mustafa Nano dhe Kastriot Çipi debatuan mbi lëvizjen e dhjetorit ’90. Sipas Nanos, komunizmi ishte në kolaps dhe kjo shpjegon edhe protestat pa viktima, ndërsa sipas Çipit, përdorimi i tankeve tregon forcën e regjimit. 

 

Nano: Skrapari është gjëja më komuniste në Shqipëri. Unë kam qenë atje bashkë me njerëzit që themeluan PD. 

 

Çipi: Çne ti edhe komunist edhe themelon PD? A ke qenë për ndryshim. 

 

Nano: Sigurisht që kam qenë për ndryshim. Unë nuk sheh dëngla Kastriot. Në Skrapar ishte një mjedis shumë i komunistizuar. Bastioni i komunizmit ishte atje. Pas rënies së bustit krijuam PD. Ishte një gjë që kërkonte këllqe. Por unë nuk e mbaj mend si një periudhë që obobo komunistë dhe nuk dija ku të fshihesha. 

 

Çipi: Pasi ishte lejuar pluralizmi?

 

Nano: Ti fole për shkurtin, që në shkollën ushtarake po bëhej nami. 

 

Çipi: Një pjesë e eksponentëve të PD i kishin frikë nga konfrontimet. Të nesërmen a dolën dy tanke në urën e madhe të bulevardit?

 

Nano: Sa vetë u vranë Kastriot?

 

Çipi: Nuk u vranë sepse pati një ndërhyrje shumë për t’u lavdëruar nga Neritan Ceka.

 

Nano: Sa veta u vranë?

 

Çipi: Mirë mo Muç, dakord. Nuk kemi bërë asgjë. Ramizi na shpëtoi, na mësoi pluralizmin.

 

Nano: Komunizmi ra, mbaroi vetë. 

 

Çipi: Nuk mbaroi vetë, ligjin e zgjedhjeve e bënë si deshën. Në kufi të vrisnin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy