Trump: Sot do të dal nga spitali, mos e lejoni COVID-in të dominojë jetën tuaj

Trump: Sot do të dal nga spitali, mos e lejoni COVID-in të dominojë jetën tuaj

Presidenti i Amerikës Donald Trump ka reaguar në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore pasi prej ditësh ndodhet i shtruar në spital për shkak se është i prekur nga koronavirusi. Në postimin e tij në ‘tëitter’ Trump duket mjaft euforik dhe bën me dije se sot do të dalë nga spitali.

Sakaq numri një i Amerikës i bën thirrje njerëzve që të mos kenë frikë nga koronavirusi dhe të mos lejojnë që ai të dominojë jetën.

"Unë do të largohem nga Qendra e madhe Mjekësore sot në 6:30 pasdite. Ndihem vërtet mirë! Mos kini frikë nga Covid. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më pare,"- shkruan Trump.

Për të marrë veten, pasi më herët u raportua se gjendje e tij ishte serioze, Trump përdori edhe steroide, sipas doktorrit të tij personal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy